Konjufca Thaçit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar në lidhje me deklaratën e presidentit Hashim Thaçi të para disa ditëve në T7 se Albin Kurti i kishte thënë presidentit që nuk i beson Konjufcës.
Në TV Dukagjini Konjufca tha se Hashim Thaçi është duke provuar që sa kohë që t’i përçajë si parti, por që s’ka arritur kurrë.
Ndërsa për raportet e tij me Kurtin thotë se janë të shkëlqyeshme.
“Raportet e mia janë të shkëlqyeshme. Është maksimumi i marrëdhënieve më të mira që i kemi.
Hashim Thaçit i pengon kjo, sepse konsideron që Vetëvendosjen e dëmton përmes përçarjes. Ky është projekt i hershëm, e që 15 vjet ekzistojmë ne, e kurrë s’kanë arritë”, tha Konjufca.