Arbana Xharra
Gazetarja Arbana Xharra, ka reaguar pasi në rrjete sociale po shpërndahet një deklaratë e saj, ku pretendohet se ajo kishte deklaruar se “Kosova dhe Serbia duhet të kenë një kryeministër”.
Xharra ka mohuar këtë, duke thënë se është propagandë dhe video e montuar nga përkrahës të presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan, përcjell Bota sot.
Ajo ka shpërndarë edhe videon e emisionit origjinal, për të vërtetuar se nuk kishte dhënë një deklaratë të tillë.
Reagimi i saj në Facebook: