Avdullah Hoti nuk ushqehet vetëm me sandviç, ashtu siç tha ditë më parë para mediave kur komentoi deklarimet e zëvendësit të tij në qeveri, Driton Selmanaj. Ky i fundit tha se kryeministri kosovar e merr bukën me vete, e ushqimi i preferuar është sandviçi. Por, tjetër ushqim kons umoi sa ishte në një vizitë jashtë shtetit.
Shefi i qeverisë kosovare, Avdullah Hoti, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku qëndroi gjashtë ditë, harxhoi 8 mijë e 363 dollarë.
KALLXO.com ka siguruar qasje në faturat e shpenzimeve të kabinetit qeveritar, i cili udhëtoi drejtë Shtëpisë së Bardhë, përmes kërkesës për qasje në dokumente publike.
Nga data 31 gusht deri më 5 shtator, i vetëm, kryeministri Hoti harxhoi afër 8,400 dollar, nga to 693 ishin mëditje.
Delegacioni i Kosovës, i cili u përbe nga i pari i qeverisë, Avdullah Hoti, dy zëvëndësit e tij, Albulena Balaj e Driton Selmanaj, ministrat, Selim Selimi, Meliza Haradinaj-Stublla dhe Arban Abrashi. Ndërsa, Koordinatori Shtetëor për Dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, ndërsa pjesë e delegacionit ishte edhe shefja e kabinetit të Hotit, Ardita Dushi.
Delegacioni i Kosovës u akomodua në Hotelin e njohur në ShBA, “Willard Intercontinental”, i cili nuk është larg edhe vendit, ku Kosova nënshkroi një ujdi me presidentin e Amerikës, Donald Trump.
Për akomodim, Avdullah Hoti harxhoi 3 mijë e 282 dollarë e 55 cent. Ndërsa, shpenzimet e tjera, dreka taksi e të tjera, u harxhuan edhe 2 mijë e 246 dollarë.
Për bileta të avionit, Hoti harxhoi edhe 2 mijë e 141 dollarë të tjera. Shuma totale e harxhimeve të Avdullah Hotit në ShBA kapë vlerën e 8 mijë e 363 dollarë e 44 cent.
Në faturën e hotelit, e cila mban emrin e kryeministrit Avdullah Hoti, janë përshkruar edhe çmimet.
Një dhomë, për një natë, ka kushtuar 540 dollarë. Për pesë netë, një dhomë kushtoi 2 mijë e 700 dollarë.
Mëngjeset në hotelin e famshëm amerikan, e të cilat faturuar në emër të kryeministrit Avdullah Hoti kapin shumën e 815.59 dollarë.
E në euro, fatura totale në hotel, llogaritet 3 mijë e 282 euro e 55 cent.
KALLXO.com raporton në vazhdimësi për shpenzimet e parasë publike ndërsa në ditët në vazhdim to të publikoj edhe shpenzimet e gjithë ekipit i cili udhëtoi drejtë Shtëpisë së Bardhë.