Kosova, vijë të kuqe për ata që vijnë nga këto 4 shtete, s’mund të hyjnë pa testin PCR


Italia, Kroacia, Polonia dhe Lihtenshtajni, i janë bashkuar listës së vendeve, shtetasit e të cilave nuk mund të hyjnë në Kosovë pa e poseduar një test PCR-negativ.

Deri tashti, pjesë e kësaj liste janë 20 shtete evropiane, të cilat kanë rrezík të lartë të ínfektímit.

E për mënyrën se si vendoset që një shtet ka rrezík të lartë të ínfektímit, kanë dhënë detaje nga Ministria e Shëndetësisë.

Në këtë institucion kanë deklaruar se Kosova vepron në bazë të lístës së publikuar në web faqen e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), lístë kjo që përditësohet vazhdimisht.

“Lista është e publikuar në web-faqen e ECDC-së dhe në bazë të saj veprohet edhe në Kosovë. Me rrezík të lartë konsiderohen vendet që kanë mbi 120 ra ste të ínfektímeve në 100.000 banorë”, kanë deklaruar nga ministria.