Kosovari e bën “llom” një person pasi e gjeti afër motelit me gruan e tij

Një rr ahje mes disa personave ka ndodhur sot, në afërsi të një moteli, në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë, motivi i së cilës dyshohet të jetë një lidhje dashurie, raporton Gazeta Sinjali.

Ngatërresa verbale mes tre të rinjve përfundoi me k onflikt fizik, ku si pasojë njëri prej tyre e pësoi keq.

Burimet e Sinjalit thonë se një person e ka suImuar një tjetër, duke e akuzuar se ka qenë në lidhje dashurie me bashkëshorten e tij.

Ngjarja ndodhi pasi i dyshuari e gjeti gruan e tij afërsi të motelit bashkë me këtë person. Kjo e revoltoi të dyshuarin dhe si pasojë bashkë me shokun e tij e suImoi viktimën duke i shkaktuar Iëndime trupore, derisa intervenoi Policia.

Një njësi policore ka shoqëruar në stacion policor palët e përfshira, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin, ndërkohë qe me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti ndaj të dyshuarve për Iëndim trupor./GazetaSinjali/