Një kosovar dhe një serb janë po përballen me bur gim pasi kishin bërë gara me vetura në autostradën A1 në Ostaargau në Zvicër, shkruan SDA.
Pos dënímit me bur gim ata janë duke u përballur edhe me largim nga vendi, shkruan “SDA”.
Kosovari 21-veçar nga Kantoni i Zuerichut dhe serbi 19-vjeçar më 11 prill në autostradë kishin bërë gara me vetura, duke vozitur me shpejtësi të madhe.
Kosovari ishte duke drejtuar veturën me shpejtësi 224 kilometra në orë, ndërsa serbi 235 kilometra në orë. Kosovari kishte kaluar shpejtësinë e lejuar për 97 kilometra në orë, ndërsa serbi për 108 kilometra në orë.
Prok uroria në Baden ka aku zuar ata se me këtë shpejtësi pos që e kanë rrezíkuar veten i kanë rrezíkuar edhe shumë pjesëmarrës tjerë në komunikacion.
Gara ishte filmuar edhe në celular. Mësohet se ata kishin pasur edhe shke lje tjera të shpejtësisë. Për kosovarin prok uroria ka propozuar një dëním me bur gim prej dy vjet e gjysmë, ku 15 muaj prej tyre duhet mbahen me çdo kusht dhe gjobë 2500 franga. Për serbin dëním me bur gim prej tre vjetëve, 18 prej tyre të mbajë me çdo kusht dhe gjobë 3000 franga.
Po ashtu është propozuar një dëbím nga Zvicra për pesë vjet.