Kosovari nga veriu: Sveçla erdhi andej ure, hajde rrimë te unë o burrë, ta qes një çaj

Fadil Mehmeti, një qytetar që jeton në Mitrovicën e Veriut, më konkretisht në Kodrën e Minatorëve, ka rrëfyer se si përfundoi një shok b ombë në oborrin e tij.

Ai për Klan Kosova, ka thënë se u detyrua që t’i largojë fëmijët nga aty, derisa tregon se tym i madh dukej në oborrin e tij.

“Nuk kem ku shkojmë, janë shtëpitë tona, borxh s’i kem askujt. Prona jonë zgjidhet, sepse ne nuk i kemi shumë raportet e mira me serbë. I kemi disa keqkuptime, jo personsale, po shpija ijeme, nuk ka serbë që mun e blen. Unë shtëpinë s’e shes, nuk e shes gjakun e dëshmorëve dhe vëllait tim. Fëmijët i kam çu të vëllai në gjysmë të natës, te vëllai në jug, jo që jam tutë unë, po duhet me i largu fëmijët, unë me shoqe këtu kam qenë, shokët e mi kanë ardhë i kanë marrë, i kanë dërgu poshtë. Qitu e kanë gju, këtu ka dalë tymi i madh, ato kanë qenë shok-b omba. Ajo është veç me i tutë popullatën, mu serbi nuk mund me më tutë, se unë tokën time nuk e lëshoj.” – tha ai.