“Kosovën ia kemi borxh Serbisë”/ Media britanike: Ky është njeriu pas Putinit, frymëzoi pushtimin e Ukrainës

Me një mjekër të madhe, si adashi i tij, mendimtari rus Aleksandr Dugin bëri thirrje prej kohësh për një pushtim të Ukrainës dhe beson rrëqethshëm se Moska ka të drejtën të sundojë mbi të gjithë Evropën dhe Azinë.

I quajtur filozof, mistik, analist politik dhe fashist, Dugin mendohet nga disa se ka një ndikim kyç në Rusinë e Putinit dhe pikëpamjet e tij besohet se kanë – të paktën pjesërisht – një ndikim kyç në të menduarit për pushtimin, shkruan media britanike The Sun.

Dhe ai kërkon që Moska të kontrollojë gjithçka “nga Vladivostok në Dublin”. Dugin besohet se ka një ndikim të fshehtë mbi politikën ruse , ashtu si Rasputin – dhe idetë e tij madje dyshohet se kanë ndikuar në Putinin.

Sot, ai është bërë një figurë më margjinale, por në vitet 1990, ndërsa Putin po ngjitej në radhët e elitës politike të Rusisë, Dugin ishte një figurë me ndikim të thellë në formësimin e gjeopolitikës ruse.

I lindur në Moskë në vitin 1962, Dugin filloi të shkruante në fund të viteve 1980, ndërsa Bashkimi Sovjetik po shpërbëhej.

E përveq thirrjeve për pushtimin e Ukraines, Dugin ditë më parë bëri thirrje edhe për pushtimin edhe të Kosovës, që sipas tij, Rusia ia ka borgj Rusisë.

“Serbët janë i vetmi popull në Evropë që Iuftoi kundër Imperializmit Perëndimor. Kur talasokracia perëndimore u vërsul drejt kufijve tanë si furtunë, atëherë në trojet serbe u ngrit një mburojë dhe një flamur lirie. Muret e para të Euroazisë u ngritën në Serbi. Serbët i morën goditjet që ishin të destinuara për ne.Borxhi ynë ndaj serbëve është i madh. Nëse serbët nuk do të kishin kundërshtuar Perëndimin, mendjet brenda Kremlinit nuk do të ishin zgjuar me kohë, edhe ardhja e Rusisë së Putinit do të ishte vonuar. Kosovën ua kemi borxh serbëve. Për ta bërë Kosovën sërish serbe: kjo është detyrë historike dhe morale e Rusisë. Ne kemi fushën tonë të Kulikut, serbët kanë fushën e tyre të Kosovës. Por në shpirt, është e njëjta fushë ku do të takojmë dhe mundim armikun në betejën e fundit në Tokë”, deklaroi filozofi rus, Aleksandr Dugin.