Kryeministri Hoti: Ja cfarë masa të reja priten për festat e fundvitit


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se pritet të ketë masa të reja për festat e fundvitit.

Ai tha se nga nesër do të ketë zbatim rigoroz të masave aktuale, ndërsa pritet që së shpejti të publikohen masat e reja për ditët e festave.

“Masat do të mbarojnë kur të përmbyllet pandemia. Krejt këto masa që i kemi marrë nuk kanë qenë arbitare. Falë masave që kemi marrë gjatë verës ne zvogëluam numrin e të infektuarve.

Kemi me përcjell situatën dhe do të zhvillojmë masa të reja për festat e fundvitit në mënyrë që qytetarët të jenë sa më qetë sa më rahat për festat dhe në të njëjtën kohë të ofrojmë atë mbështetjen për stafin shëndetësor për të përballur me numrin e të të infektuarve”, tha ai.