Kryeministri Hoti: Vaksínat janë të sigurta, nuk janë nga Rusia


Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, ka shpërndarë në Facebook një grafik, i cili tregon për sigurimin e 1.85 milionë dozash të vaksinës, për të cilin thotë se janë të sigurta dhe nuk janë nga Rusia.

“Kemi porositur sasinë më të madhe të vaksínave prej 1.85 mil d oza, jo vaksína ruse, por të sigurta. Kemi siguruar 40 milionë euro për vaksína që vijnë në shkurt”, ka shkruar Hoti.
Ai ka edhe një mesazh për subjektet e tjera politike në vend duke thënë se “Vetëm me punë, pa zhurmë, vazhdojmë qeverisjen”.

Shifra dhe fakte:
– Kemi porositur sasínë më të madhe të vaksínave prej 1.85 mil d oza, jo vaksína ruse, por të sigurta (grafiku nga “Evropa e Lirë”).
– Kemi siguruar 40 mil euro për vaksína që vijnë në shkurt.
– Kemi përgatitur Strategjinë e Imunizimit, me prioritetet për vaksínim, duke nisur nga stafi shëndetësorë, të s ëmurët kronik, dhe mandej nga moshat më të vjetra.

Vetëm me punë, pa zh urmë, vazhdojmë qeverisjen.