Kryetari i komunës së Suharekës ndan 600 euro për pjesëtarët e Njësisë Speciale

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se do t’i ndaj 600 euro nga paga e tij mujore, për të mbuluar sigurimin shëndetësor për 100 pjesëtarët e Njësisë Speciale, raporton Express.

Muharremaj ka thënë se edhe pse janë të angazhuar me punë në qeverisje lokale, me mendje dhe zemër janë me policët në veri.

“600 euro nga paga ime mujore do ti ndaj për Fondacionin Golden Eagle, i cili ka marrë përsipër për të mbuluar sigurimin shëndetësor për 100 pjesëtarët e Njësisë Speciale (NJSO), për periudhën 12 mujore. Megjithëse ne jemi të angazhuar me punë në qeverisje lokale, ne me mendje dhe zemër jemi me policët tanë në Veri të Kosovës”, ka shkruar Muharremaj.