Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi “Kosova është atdheu, vendi i prindërve të mi”

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka dhënë një intervistë për RTK. Ai në fillim ka folur edhe për historinë e familjes së tij, e cila në vitet e 50-ta nga shekulli i kaluar ishte shpërngulur nga Kaçaniku për në Shkup, transmeton Open-TV.

“Gjatë viteve të 50-ta gjyshi im ka punuar në Shkup dhe për arsye teksnike të mosqarkullimit të transportit të vështirësuar në atë kohë ka blerë shtëpizë të vogël në qendër të Shkupit dhe ka marrë familjen këtu, por me të ndodhur tërmeti janë kthyer sërish në vendlindje për një kohë të shkurtër, pastaj janë kthyer sërish në Shkup dhe prej atëherë gjyshi im, axhallarët, hallat e mija jetojnë në Shkup. Unë kam lindur në Shkup”, deklaroi mes tjerash Afrim Gashi, i cili më pas shtoi se mjaftueshëm i viziton familjen atje, dhe se është i lidhur shumë me Kosovën.

Ai ka rrëfyer edhe për pasonin për muzikën, gazetarinë…! (Open-TV)

Ja intervista e plotë: