Kryetarja e Komitetit të Helsinkit: Kjo që po ndodh, po çon në ndarjen e Kosovës


Biserko: Nuk jam e bindur që Lajçak ka bërë fillim premtues për të rinisur dialogun

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka folur për deklaratën e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak, se Kosova duhet të ndryshojë Kushtetutën. Lajçka kishte thënë se “Kushtetuta e Kosovës nuk është Bibël” dhe se ajo “duhet të ndryshohet” për të lejuar themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

E duke folur për gazetën “Bota sot”, Biserko mendon se Asociacioni është përcaktuar tashmë nga Kushtetuta e Kosovës dhe lígji ekzístues mbi vetëqeverisjen lokale.

“Mendoj se Asociacioni është përcaktuar tashmë nga Kushtetuta juaj (e Kosovës) dhe ligji ekzistues mbi vetëqeverisjen lokale. Mbi të gjitha, bashkësia ndërkombëtare hartoi Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë ajo.

Por, sipas saj, Lajçak po bën presion mbi Kosovën, duke qenë nën presionin e Beogradit, që synon ndarjen e Kosovës.

Biserko shpreson se ideja për ndarjen e Kosovës, të jetë jashtë tryezës së bisedimeve.

“Duke qenë nën presíonin e Beogradit, Lajçak po bën presíon mbi Prishtinën duke shpresuar, supozoj, se edhe Beogradi do të bënte të njëjtën gjë. Kjo përsëri po çon pozicionin e Beogradit në ndarjen e Kosovës, e cila është jashtë tryezës, shpresoj”, është shprehur më tej kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut për “Bota sot”.

Ajo ka krítíkuar edhe emisarin e BE-së Miroslav Lajçak, për mënyrën e rinisjes së díalogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

“Nuk jam e bindur që Lajçak ka bërë një fillim premtues për të rinisur díalogun”, ka thënë Sonja Biserko./BS