‘Ku je, hajde në shtëpi se po errësohet’, fjalët e babait me të birin para v’rasjes

“Ku je, hajde në shtëpi se po errësohet”. Ishte kjo biseda e fundit e Erjon Xhenjes, vlktimës së atentatit në Shkodër dhe babait të tij, rreth dy orë para se të ndodhte v rasja.

I ati i v iktimës, po shkonte në drejtim të Malit të Zi për t’u furnizuar me karburant, por diçka e ka penguar dhe është kthyer në banesë.

Pak me vonë, ai është informuar për ngjarjen e rëndë ku i biri ka mbetur i vdekur.

Gjatë komunikimit të tij me efetivë të policisë, babai u shpreh se djali i tij nuk kishte konfIikte, por problemet i kishte nga kurshërinjtë e tij.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës në lagjen “Kiras”, ku Xhenje ndodhej në brendësi të një lokali.

Disa persona të paidentifikuar kanë qëIIuar në drejtim të lokalit, duke e lënë të vdekur në vend të riun.

Forca të shumta të policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po bëhet e mundur gjetja e provave të mundshme. /Euronews albania