Banorët e dhjetë shteteve evropiane nuk mund të hyjnë në Kosovë pa e poseduar një test PCR-Negativ. Madje, edhe nëse e kanë një test të tillë, pas hyrjes në vend ata duhet të vetizolohen për 7 – 14 ditë. Por, cilat janë vendet që Kosova i konsideron me rrezík të lartë ínfektími?
Rreziku për rritjen e numrit të rasteve me COVID-19 në vend e ka shtyrë Kosovën që të vendosë vija të kuqe për vendet që aktualisht po përballen me numër të madh të rasteve me këtë sëmundje.
Për shtetasit e këtyre vendeve është vënë kusht posedimi i një testi PCR.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj.
Zemaj ka deklaruar sot se personat që do të hyjnë në Kosovë nga vendet me rrezík të lartë të ínfektímit, do të jenë të obliguar të kenë testin PCR për COVID-19, ose do të detyrohen të vetizolohen.
“Ajo që kemi bë, kemi vendosë masën që të gjitha shtetet me rrezík potencial të shpërndarjes së virusit është se pa testin PCR nuk do mund të hyjnë në Kosovë, por edhe nëse hyjnë duhet të vetizolohen 7-14 ditë sipas nevojës dhe vlerësimit të situatës epidemiologjike”, ka thënë Zemaj.
Por, cilat shtete janë pjesë e listës për të cilin foli sot i pari i shëndetësisë në vend?
Në Ministrinë e Shëndetësisë i kanë thënë Gazetës Express se edhe Kosova vepron në bazë të listës së publikuar në web faqen e Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).
“Lista është e publikuar ne ëeb faqen e ECDC dhe në bazë të saj veprohet edhe në Kosovë. Vendet me rrezík të lartë, në hartë figurojnë me ngjyrë të kuqe. Me rrezik te lartë konsiderohen vendet që kanë mbi 120 raste të ínfektímeve në 100.000 banorë”, kanë deklaruar nga Ministria.
Bazuar në këtë listë, shtetet të cilat i konsideron Kosova me rrezik të lartë të infektimit janë: Spanja, Franca, Britania e Madhe, Holanda, Belgjika, Republika Çeke, Hungaria, Danimarka, Luksemburgu dhe Islanda.
Të gjitha këto shtete kanë mbi 120 raste të infektimeve në 100 mijë banorë, gjë që i bën të jenë pjesë e listës së shteteve me rrezík të lartë.
Situata më e rënduar është në Spanjë, Çeki, Francë dhe Holandë. Ndërkohë, situata duket se po shkon drejt përmirësimit në Norvegji, Finlandë dhe Itali.
Ndryshe, edhe Kosova deri para një jave është konsideruar si vend me rrezíkshmëri të lartë dhe ka qenë pjesë e listës së karantinës në Zvicër. Por, pas uljes së rasteve, shteti zviceran e ka larguar vendin nga kjo listë.
Hapjen e kufijve për kosovarët pritet ta bëjë nesër edhe Republika e Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka thënë se propozimi për këtë nismë rajonale do të diskutohet të martën në mbledhjen e qeverisë dhe se vendimi me gjasë do të jetë pozitiv.
“Bëhet fjalë për nismë rajonale, jo të Maqedonisë së Veriut pasi kemi një rajonal të vogël, ndërsa shifrat thuajse janë identike. Me siguri se do të marrim vendim në qeveri, kemi debat kualitativ, kjo do të ndihmojë edhe ekonomikisht, por duhet të kemi kujdes… Ne nuk duam të jemi të ízoluar nga rajoni. Nëse rajoni është i hapur edhe ne duhet, jemi shteti i vogël, i lidhur me rajonin. Ne marrim vendime pozitive kur propozime të tillë bëhen nga ekspertët të Komisionit të Sëmundjeve ínfektíve”, ka deklaruar Zaev.
Vendim të ngjashëm për hapjen e kufijve pritet të miratojnë edhe qeveritë e shteteve të rajonit, në mënyrë që qytetarët të mund të lëvizin pa prezantuar para autoriteteve kufitare testin negativ për koronavirus./Gazeta Express