Në Kosovë
Ditë më parë autoritetet në Kosovë, ishin alarmuar pas raportimeve të qytetarëve se në Kosovë po shitet mish kali i përpunuar si suxhuk.
Për më tepër thuhej se ky mish po shitet nga kuajt e sëmurë dhe po hy në treg si suxhuk. Pavarësisht kësaj, një produkt me mish kali për fëmijë, po shitet në qendrat tregtare në Prishtinë, shkruan Zëri.info
Produkti italian “Mellin” që është ushqim me mish kali për fëmijë, po haset edhe në Prishtinë.
Një lexues i Zëri.info ka dërguar një fotografi të këtij produkti i cili duket se konsumohet edhe tek ne./ZERI