Kur Biden thoshte se UÇK-ja duhet të integrohet në NATO


Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, menjëherë pas luftës në Kosovë, kishte deklaruar se UÇK’ja duhej të integrohej në Aleancën Veri-atlantike (NATO).

Biden në një artikull të publikuar më 5 nëntor të vitit 1999, pak para çaktivizimit të UÇK’së kishte thënë se komandantët ushtarakë të NATO’s dhe UÇK’ja janë afër një marrëveshjeje për t’u integruar UCK’ja në NATO.Kjo deklaratë e Biden erdhi pasi lideri kosovar, Hashim Thaçi, kishte biseduar me Bidenin në telefon dhe i kishte kërkuar siguri për popullin e Kosovës pas tërheqjes së NATO’s nga Kosov.

“UÇK-ja duhet të integrohet në KFOR – Komandantët ushtarakë të NATO’s dhe UÇK’ja janë afër një marrëveshje për integrimin e UÇK-së në forcën paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, tha të dielën senatori amerikan, Xhozef Bajden. Senatori nga radhët e demokratëve, i tha gazetës “Fox Neës Sunday” se gjenerallejtënanti britanik, Sir Majk Xhekson ka paralajmëruar se, “një pjesë e UÇK-së do të mund të integrohen në KFOR, nën kontrollën e tij dhe me përgjegjësi për çështje civile”. Ai tha se, gjatë bisedës dyorëshe me Thaçin, lideri kosovar ka shprehur brengosje për sigurinë e popullit të tij pas tërheqjes së NATO-s. Thaçi i ka thënë atij se, dëshiron të jetë i sigurt se UÇK-ja do të jetë ushtria e ardhshme e Kosovës”, thuhet në artikull.