Kur isha unë Kryeministër, Serbët e veriut s’kan guxuar me bo kështu


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar vizitën e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në veri të Mitrovicës, shkruan Gazeta Sinjali.

Haradinaj tha se në kohën kur Haradinaj ishte kryeministër, s’kanë ndodhur i ncidente të tilla në atë pjesë të Kosovës.

“Edhe Vuçiqi edhe në disa raste struktura serbe në veri o fendojnë institucionet e Kosovës. Me ju thanë të drejtën sa kam qenë unë kryetar i qeverisë s’ka guxuar me ndodh kështu. Vuçiqi ka pasur kujdes”, tha Haradinaj në T7./Gazeta Sinjali/