Kurti jep lajmin e madh që po “çmend” sërbin : Dyfishuam buxhetin për ushtrinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar për projektet e realizuara dhe investimet e bëra në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë së Kosovës gjatë vitit 2022.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjatë vitit 2022 është dyfishuar buxheti për Ush t rinë e Kosovës, krahasuar me vitin 2021.

Kryeministri ka treguar edhe për marrëveshjet e bashkëpunimit në sektorin e mbrotjes me vende të tjera.

Postimi i plotë i Kurtit:

“2022: Qeveria për mbrojtje dhe siguri

Me synim mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, sigurinë publike, mbrojtjen e rendit kushtetues, gjatë vitit të kaluar:

Dyfishuam buxhetin për u sht rinë e Kosovës krahasuar me vitin 2021, ndërkaq në 2023 do të ketë rritje edhe për 20%;

Miratuam Strategjinë e Sigurisë 2022-2027; Nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kroacinë. Janë në proces marrëveshjet SOFA me Gjermaninë, Turqinë dhe Kroacinë; Janë rekrutuar 820 ushtarë të rinj dhe 30 kadetë;

Në proces të rekrutimit janë edhe 612 ushtarë aktiv dhe 388 rezervë; Moshën e rekrutimit e kemi ngritur nga 23 në 25 vjeç;

Janë trajnuar jashtë vendit 2547 ushtarakë: 3 herë më shumë se në 2020, 16 herë më shumë se në 2019; ‘’Edukim në Siguri’’ do të jetë pjesë e kurrikulës shkollore”, ka shkruar Kurti.