Kush përfiton nga fondi




Qeveria e Kosovës ka votuar për ndarjen e mjeteve në kuadër të fondit për rimëkëmbje ekonomike, të cilat ndahen si subvencionim për koston e pagave që kanë bizneset në Kosovë.
87 milionë euro është shuma e përgjithshme nga e cila do të mbështeten bizneset, familjet me asistencë sociale, bujqit, fusha e ndërmarrësisë, institucionet e kulturës, ndërmarrjet publike, familjet nga komunitetet jo shumicë dhe promovimi i punësimit të grave.