Ky është 20-vjeçari që vdíq pas aksídentit në Prizren (FOTO)


Dy ditë më parë ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave në rrugën “Besim Shala” në Prizren ku si pasojë l ëndime të rënda kanë pësuar dy vozitësit, ndërsa lëndim të lehtë ka marrë një pasagjer.

Gazeta Sinjali mëson se njëri nga të l ënduarit i moshës 20-vjeçare ka ndërruar jetë sot rreth orës 05:30 të mëngjesit, pasi që nuk mundi t’i mbijetojë p lagëve të marra.

Lajmi për Gazetën Sinjali është konfirmuar edhe nga Policia për rajonin e Prizrenit.

“Rr. Besim Shala, Prizren (NN) 13.01.2021 – 19:15. Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile.

Si pasoj, l ëndime të rënda kanë pësuar dy vozitësit meshkuj kosovar dhe l ëndime të lehta një pasagjer mashkull kosovar (i cili është liruar pas tretmanit).

Njëri nga të l ënduarit rëndë është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm, ndërsa tjetri është dërguar në Spitalin e Prizrenit. Rasti është duke u hetuar“, thuhet në njoftimin e PK-së për aksidentin.