Ky është gazetari shqiptar qe la profesionin për të hapur ferme gomaricash! (Video)

13 kilometra larg nga Elbasani, në fshatin Papër, një djalë i ri doli kundër të gjithëve për të ndjekur ëndrrën e tij. Mbaroi studimet, u kthye në shtëpi dhe turbulloi jetën e të gjithëve kur iu tha se do të ngrente një fermë, por jo një dosido… Ideja utopike e Elton Kikisë, sot është realitet suksesi…

“Unë e kam pasur në mendje gjithë kohës se çdo bëj me pronat në fshat dhe ideja ishte në kokë, por ende e papërpunuar. Unë vazhdova shkollën në Tiranë larg fshatit, punova për 13 vite si gazetar e tani lashë çdo gjë për t’iu përkushtuar fermës. Kjo ide është e përhapur jashtë vendit, u habita dhe thashë pse jo, pse mos ta bëj dhe ja kështu filloi çmenduria.”, tregon Eltoni.

Dy vite më parë edhe prindërit i dolën kundër kësaj ideje që Eltoni e quan çmenduri. Madje, edhe fshatarët e zonës nuk e lanë të qetë Eltonin për të marrë përgjigjet e pikëpyetjeve dhe habisë që shoqëronte.

“Shumë, përfshirë edhe prindërit, më thanë se isha i çmendur. Prinderit ishin gati të më thonin na jep lekët e shkollës mbrapsh. Për njerëzit ishte surprizë. Babai tha unë heq dorë nuk merrem më,nuk shkel më në fshat. Por me kalimin e kohës u bindën që ideja ia vlente.”