Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme miratoi vendimin për hapjen e kufijve pa kushte (pa P C R test).
Vendimi hyn në fuqi më 12 tetor, shkruajnë mediat vendore, përcjell Realiteti…
Vendimi përfshinë hapjen e kufijve pa test PCR me Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë.
Vendimin e njëjtë pritet ta marrin edhe Qeveritë e vendeve të rajonit. Deri tani Kosova dhe Mali i Zi janë deklaruar për heqjen e testeve.
Për momentin, vetëm Shqipëria nuk ka kushte për PCR negativ.