Ky është premtimi i AAK-së për qytetarët e Kosovës pas zgjedhjeve!


Daut Haradinaj nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës bashkë me anëtarë të tjerë të kësaj partie kanë qëndruar sot në Gjilan.

Me këtë rast të njëjtit kanë realizuar takime me të rinjtë nga Anamorava, ku edhe u theksua se me AAK-në në Qeveri, do të hapen shkolla të reja profesionale, në mënyrë që të ketë kuadro të reja të përgatitura për tregun e punës, e perspektivën për një të ardhme të sigurt të gjejnë në vendin tonë.

Haradinaj tha se rinia e shëndoshë është e ardhmja dhe se kjo forcë rritet edhe më shumë me mbështetjen e madhe që morën sot në Gjilan.

Postimi i plotë: