Ky është shqiptari që gjatë luftës punoi si milic serb tash ka ndërruar emrin dhe quhet Drazha Mihajloviq, flasin dëshmitarët (VIDEO)

Lulzim Ademi nga Broboniqi i Mitrovicës, i cili jeton në Novi Sad ka treguar për kohën kur ka qenë polic i Serbisë gjatë viteve të ’90-ta, shkruan Gazeta Sinjali.

Ademi para 21 vjetëve ishte dënuar me 20 vjet burgim për v rasjen e bashkëkombësve të tij shqiptarë por në mars të vitit 2000 ai bashkë me disa serbë u arratis nga burgu.

Ai madje edhe ka ndërruar emrin nga Lulzim Ademi në Drazha Mihajloviq.

Ademi thotë se nuk ka kryer krime dhe se e do shtetin e tij siç e quan ai Serbinë me të cilën krenohet.