Ky është sigurimi i Konvikteve që dyshohet se futej në dhomat e vajzave (FOTO – EMRI)

Vlera Dani, studente dhe banuese në Qendrën Studentore të Prishtinës ka paraqitur një shqetësim në rrjetin e saj social në facebook. Sipas saj rojtari i konviktit numër pesë qëndron shpeshherë në dhomat e studenteve vajza.

Rreth orës 23:00 mbrëmjen e kaluar e njëjta ka shkuar që të ankohet tek roja i konviktit për një çështje, por ai nuk ka qenë në hapësirën ku zakonisht rri.

Sipas disa banueseve të konviktit ai kishte shkuar në dhomën e disa studenteve të tjera po atë natë.

“Dmth mbrame kah ora 23:00 e pak, shkojm me u anku per dicka krejt tjeter te rojtari i konviktit nr.5. Shkojme aty i gjejme dy çika qe i kish pas lan roja me rujt pak se i kish pas do pune. Rastesisht ni çike n’korridor na tha qe e ka pa tu hi n’dhome t’do çikave, e qe do banore aty than qe so hera e pare qe po ndodh”, ka shkruar Dani në facebook.

Ajo shtoi se bashkë me miket e saj e ka kërkuar atë derë më derë. Në momentin kur është identifikuar dhoma ku ai ishte duke qëndruar i njëjti i kishte kërcënuar vajzat me përjashtim nga konvikti.

Ajo shkroi se ka përgatitur një peticion i cili ka shfaqur rezultatin menjëherë pasi i njëjti person tashmë është suspenduar nga puna.

“E t’shkojme me cimere t’mia dere per dere n’krejt katin me kqyr ka osht. E gjejme, e qelim deren e ja nis me na pyt a po ju pengojna a, e na tregojke qysh ka me na perjashtu prej konviktit. Nejse qeshtu ju shkrujta mediave se pak presion publik si bon dem kerkujt. E bonem nifar peticioni t’shpejte e tash po del qe koka supsendu qaj qe pram dojke neve me na perjashtu. Morali rastit: Mos pritoni me raportu”, ka shkruar Dani në facebook.

Disa studente të cilat banojnë në konviktin numër 5 në Prishtinë, kanë shprehur shqetësim nga prania e një pjesëtari të sigurimit në korridorin e këtij konvikti në orët e vona të natës.

Demokracia ka mësuar se roja që hyri në konviktin e vajzave është Hysni Gashi.

Gashi tashmë është suspenduar nga Drejtoria e Qendrës së Studentëve.

Kujtojmë se disa studente të konviktit janë ankuar për pranin e Gashit në konvikt.

“Komisioni disiplinor për punëtorin në fjalë ka marrë masën e pezullimit, derisa komisioni t’i shqyrtojë të gjitha faktet, ankesat, deklaratat e studentëve që kanë shprehur indinjatë ndaj këtij rasti dhe ndaj personit në fjalë”, ka thënë dje Fatmir Sfishta, drejtor i Qendrës së Studentëve.