Ky është vendimi që Gjykata e Kosovës mori ndaj Pantiçit

Ndaj ish- zyrtarit policor të Kosovës Dejan Pantiç, Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji nën dyshimet për kryerjen e veprës t erroriste në zyrat e KKZ, raporton Gazeta Sinjali.

Zëdhënsja e Gjykatës Themelore të Prishtinës Mirlinda Gashi, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se i është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Speciale të Kosovës ndaj të dyshuarit Dejan Pantiç.

Ajo tregoi se gjyqtari i procedurës paraprake ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit për veprën penale kryerja e veprës t erroriste.

Srdjan Mitrovic, avokati mbrojtës i Dejan Pantiçit, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se klinetit të tij i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Derisa nga Prokuroria Speciale e Kosovës nuk janë deklaruar lidhur me hetimet dhe kërkesën për parabrugim.

Sinjali ka raportuar se Pantiç u kap nën dyshimet se ka hedhur njërën nga shok-bombat në Mitrovicë të Veriut.

Policia e Kosovës e kishte arrestuar Pantiçin me 10 dhejtor në Pikën Kufitare në Jarinje.

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka deklaruar se ish zyrtari i policor, ish-pjesëtari i MUP-it i cili ishte integruar më parë në Policinë e Kosovës, Dejan Pantiç.

Ai ka theksuar se i ndaluari sipas dëshmive të Policisë së Kosovës ka organizuar s ulmin t errorist në zyret e KKZ-së në veri të vendit me ç’rast ishin s ulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policor. Pantiç akuzohet për kryerjen e veprave t erroriste dhe s ulm kundër rendit kushtetues.