



Lajçak me fjalë të mëdha për Hotin, thotë se në Kosovë po kritikohet por në BE po çmohet
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur për takimet që kishte këto dy ditë me liderët kosovarë.
Lajçak në një konferencë për media ka thënë se që nga vizita e tij e parë është bërë progres mjaft i madh.




Ai ka lavdëruar kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin për rolin e tij në dialog. Lajçak ka thënë se Hoti ka treguar lidership të vërtetë me fillimin e dialogut në rrethana të vështira.
“Kryeministri Hoti ka treguar lidership të vërtetë në fillimin e dialogut në rrethana të vështira. E shoh se ai kritikohet shpesh këtu por ai ka treguar përkushtim të madh dhe shtetet e BE-së e çmojnë atë”, u shpreh Lajçak.




Ndryshe, Lajçak ka kërkuar nga Kosova implementimin e Marrëveshjes për Asociacionin duke thënë se nuk mund të ketë marrëveshje finale pa asociacionin. Ai ka përsëritur se Kosova duhet ta implementojë marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel më 2013 dhe më pas më 2015.