Ka vdekur vëllai i heroit të kombit, Skender Skenderit i njohur me nofkën komandant “Mujë Drenica”, Nimon Skenderi nga fshati Vajnik i Komunës së Skënderajt.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë bashkëluftetari i heroit kombëtar dhe familjarët e të ndjerit.
Njoftimi i plotë:
Paske ikur nga kjo botë e rrejshme baca Nimon Skenderi.
Duke na lënë në kujtimet më të mira për ty, si shenjë e shenjtë, vella i komandant Muj Drenices ( Skender Skenderi).
Do ti mungosh Kosovës, do ti mungosh Drenicës e me se shumti familjes dhe ne miqeve tu, që e njohëm burrerin dhe shpirtmiresin tane.
Shpirti yt past dritë, ngushllime familjes dhe gjithë farefisit.
Lavdi jetes dhe vepres sate.