Edhe pse Kosova nuk është anëtare e organizatave ndërkombëtare, ky fakt nuk do ta pengojë në sigurimin e vaksínës për COVíD-19.
Bile, do të jetë në lístën e vendeve të para që do ta sigurojë atë.
Gjatë të premtes, në një paraqitje për media, shefja e Ministrisë së Financave, Hykmete Bajrami, tregoi se dikasteri i saj është në negociata që të hyjë në një projekt të sigurimit dhe financimit të vaksínës Antí-Covid, me Bankën Botërore.
Ani se vaksína e cila do të aprovohet për aplikim nuk do të jetë falas për shtetin e Kosovës, atë do e merr përmes kredisë.