



Nje iniciativë e cila do të kulmonte me referendum për të paguar çdo qytetar zviceran 7500 CHF është nisur në Zvicër.
Simbas planit, nga banka kombëtare e Zvicrës do të kërkohej të paguante 7,500 franga për çdo qytetar me nënshtetësi zvicerane.




Enjohur si ‘Iniciativa e Parave të Helikopterit’, paratë do të transferoheshin tek çdo qytetar zviceran – përfshirë fëmijët.
Ne zbatim të rregullave të drejtpërdrejta të demokracisë në Zvicër, nëse organizatorët marrin 100,000 nënshkrime, çështja do të hidhet në votim.




Nese është e suksesshme, skema vlerësohet të kushtojë 45 miliardë CHF.
Paratë duhet t’i paguhen secilit qytetar më pak se një vit pas referendumit dhe do të vijnë nga paratë e shtypura rishtas.
Te hollat do të përjashtoheshin nga taksat.




Organizatoret argumentojnë se ka një sërë gjërash pozitive. “Eksportet, normat e interesit,
inflacioni dhe investimet do të rriteshin”.
Nënshkrimet duhet të mblidhen deri më 22 Prill 2022.