Lajm i mirë për qytetarët e Kosovës sapo erdhi nga Ministri Zemaj


Ministri Armend Zemaj ka bërë të ditur se brenda disa ditësh do të mbërrijnë në Kosovë 160 mijë vaksína kundër gripit sezonal.

“Sa i përket vaksinës për gripin sezonal përmes blerjes përmes UNICEF-it i kemi siguruar deri më tani 160 mijë e 500 vaksína të gripit sezonal, që paraqet rritje prej 60 për qind krahasuar me sasistë e këtyre vaksínave nga viti i kaluar.

Vaksínat janë blerë nga ministria e Shëndetësisë ndërsa UNICEF ka kryer pjesën e prokurimit dhe pjesën logjístike.

Vaksínat janë katër valente që e rrisin fuqinë mbrojtëse ndaj víruseve më agresivë. Pjesa shtesë do të sigurohen edhe 55 mijë e 500 vaksína të së njëjtës cilësi. Vaksinat sipas njoftimet zyrtare nga UNICEF do të arrijnë në Kosovë brenda ditësh dhe do të shpërndahen brenda muajit nëntor”.