Ministria e Jashtme greke dhe Administrata e Decentralizimit kane publikuar statistikat e investitorëve emi’grantë dhe tabela përbën padyshim një surprizë të mirë për shqiptarët. Dinamika e komunitetit shqiptar në Greqi, në rritje të vazhdueshme vitet e fundit, përbën një fakt të padiskutueshëm.
Statistikat e fundit janë ndër faktorët më tregues. Kështu, në kategorinë e lejeve të qëndrimit 5-vjeçare, të ashtuquajturat Golden Visa, me investim në pasuri të patundshme 250.000 euro,për vitin 2019 shtetasit shqiptarë renditen pas Kinës.Ndërsa, për vitin e pandemisë 2020 renditen të parët.
“Vërtet, kush grek mund ta imagjinonte këtë në vitet 90?’” një nga komentet më të përdorura sot në rrjetet sociale, nga kompetentë, juristë e aktivistë grekë për emig’racionin. Kategoria e lejes së qëndrimit 5-vjeçare për investim parashikon një procedurë realitivisht të lehtë e të shpejtë.
Përderisa vendimi dhe leja dalin brenda 2 muajve nga kërkesa. Konkretisht, për shqiptarët nuk kërkohet as Vi-sa e kategorisëD, pasi udhëtojnë lirshëm për 3 muaj në Sche’ngen,ditorja.