LAJM i rëndësishëm për banorët e ZVICRËS që duan të udhëtojnë…


Po, njerëzit nga Zvicra mund të shkojnë akoma në Francë, Gjermani, Itali dhe Austri, por nuk është aq e lehtë sa ishte para se vala e dytë e Covíd-19 të përfshínte të gjithë rajonin.

Nga katër shtetet në kufi me Zvicrën, Austria është më e lehtë për të hyrë, shkruan The Local.

Tani për tani, nuk kufizon udhëtarët nga Zvicra. Kufijtë mbeten të hapur dhe nuk kërkohet test Covíd për banorët zviceranë.

Ashtu si Austria, Italia nuk ka zbatuar deri më sot asnjë kufizim të hyrjes ose kërkesa karantine për Zvicrën.

Kushti i vetëm i vendosur nga autoritetet italiane është që secili person që hyn në vend duhet të plotësojë një formular duke deklaruar se nuk është tes tuar pozitiv për Covid-19.Sidoqoftë, përpara se të udhëtoni në jug të kufirit, mbani në mend se kinematë dhe teatrot italiane janë të mbyllura, dhe restorantet duhet të ndalojnë t’u shërbejnë klientëve të tyre në orën 6 pasdite.

Autoritetet kanë vendosur gjithashtu një shtetrr ethim natën nga ora 10 deri në 5 të mëngjesit, përcjell tutje albinfo.ch.

Që nga 30 tetori, Franca ka qenë në bllokim, e cila do të zgjasë të paktën deri më 1 Dhjetor. Si i tillë, udhëtimet në terrítorin francez janë të ndaluara, përveç në ra ste të përcaktuara mirë –

Ndryshe nga Franca, Gjermania nuk ka zbatuar një mbyllje të re. Sidoqoftë, restorantet, baret dhe objektet e kohës së lire, si teatrot dhe kinematë janë të mbyllura deri në dhjetor.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha javën e kaluar se kufijtë e vendit me fqinjët e saj, përfshírë Zvicrën, do të mbeten të hapura.

Gjemania tashmë e vendosi Zvicrën në lístën e saj të karantinës më 22 tetor, sepse nivelet e infeksionit e Covíd tejkalojnë ato të fqinjit të saj.