Vuçiq: Shqiptarët po mashtrohen, nuk do t’i japim Kosovës atë që duan

Vuçiq Shqiptarët

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se shqiptarët po mashtrohen nëse presin që ëndrrat e tyre të bëhen realitet, pasi Serbia nuk do t’u japë shqiptarëve atë që duan.

Mediat në Serbi shkruajnë se Vuçiq ka thënë se shqiptarët vazhdojnë të fyejnë Serbinë dhe Beogradin, transmeton Gazeta Express.

“E rëndësishme është që shqiptarët të dinë, dhe unë ua përsërita atyre në Washington para përfaqësuesve amerikanë, por edhe para zyrtarëve më të lartë të BE-së dhe negociatorëve, që nuk ka asnjë çekan me të cilin dikush do të na god asë në kokë për t’i dhënë atyre atë që duan. Ata fye jnë Serbinë dhe Beogradin çdo ditë dhe sul mojnë fëmijët tanë në Kosovë”, tha Vuçiq. /Express