Kosova mund të mbyllet sërish pas shtimit rekord të rasteve me COVíD 19 dhe të personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit. Rrjedhimisht, institucionet do të lajmërojnë sot qytetarët për mbylljen totale. Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti do të flasë për masat e reja në një konferencë për media.
Institucionet e vendit kanë vendosur për votimin e masave të reja në Qeveri të Kosovës, vendim ky që pason shtimin e rasteve me COVíD 19 në nivel të vendit, sidomos në javët e fundit.
Qeveria ka njoftuar se kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti do të flasë sot në një konferencë për media para gazetarëve për të njoftuar lidhur me masat e reja anti Covíd.
Kjo paraqitje e Hotit vjen vetëm një ditë pasi që ai paralajmëroi se vendi po shkon sërish drejt mbylljes totale pas përke qësimit të sítuatës epídemíologjike.
Megjithatë, një vendim i tillë po kundërshtohet sidomos nga bizneset, kur dihet që Qeveria nuk e ka kaluar ende në lexim të dytë Projektlígjin e Rimëkëmbjes Ekonomike. Një gjë e tillë pritet të ndodhë sot gjatë ditës.
Ministria e Shëndetësisë do të ndërmarrë masa të reja kufízuese për qytetet varësisht numrit të rasteve pozitive që kanë. Qytetet ndahen në tri zona të rrezikshmërisë: zona e gjelbër e cila ka rrezíkshmërinë më të ulët, zona e verdhë me rrezíkshmëri mesatare dhe zona e kuqe me rrezíkshmëri të lartë.
Në bazë të rasteve të fundit, MSh do të publikojë edhe renditjen e komunave në secilën zonë të rrezíkshmërisë së përhapjes së COVíD-19.
Mësohet se në komunat që renditen në zonën e gjelbër, me rrezik më të ulët të përhapjes së infeksionit, operatorët ekonomikë do të lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 19:00.
Transporti publik në këto komuna do të lejohet të punojë deri në 50 për qind të kapaciteteve.
Taksitë do të lejohen të punojnë me 1 pasagjer prapa, ndërkaq lejohen tre pasagjerë nëse ata janë anëtarë të një familjeje.
Qendrat tregtare në këto komuna do të lejohen të punojnë nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 7 të pasdites, ndërkaq edhe gastronomisë e hotelerisë i ndalohet puna pas orës 19:00, përveç shërbimit “merr me vete”.
Masa restríktive do të ketë edhe për komunat të cilat bëjnë pjesë në zonën e verdhë. Në këto komuna, operatorët ekonomikë do të lejohen të punojnë nga ora 06:00 deri në orën 18:00.
Transporti publik do të lejohet të punojë deri në 50 për qind të kapaciteteve, derisa taksitë do të lejohen të punojnë me një pasagjer prapa, përveç në rastet kur janë anëtarë të një familjeje, lejohet të jenë deri në pesë pasagjerë.
Qendrat tregtare në komunat që bëjnë pjesë në zonën e gjelbër do të lejohen të punojnë nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 6 të mbrëmjes, derisa edhe hotelerisë e gastronomisë i ndalohet veprimtaria pas orës 18:00.
Komunat që janë në zonën e kuqe, në atë të rrezíkshmërisë së lartë të përhapjes së koro navírusit do të kenë masa më të rre pta.
Në ato komuna do të ndalohen hyrje-daljet e qytetarëve dhe automjeteve përveç personelit shëndetësor, personelit të sígurisë, drejtësisë dhe studentëve.
Hyrja do të ju lejohet edhe qytetarëve që kanë nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale të ushqimit dhe barnave për njerëz dhe kafshë.
Po ashtu, do të lejohet hyrja e operatorëve ekonomikë dhe transportit të lirë të mallrave apo shërbimeve që sigurojnë funksionimin e zinxhirit të furnizimit. Kompanitë ndërtimore dhe operatorët që kryejnë punë publike do të lejohen po ashtu.
Gastronomisë do t’i ndalohet puna, përveç shërbimit “merr me vete”, “porosi me dërgesë” dhe “shërbimit për mysafirët e hotelit”. Edhe qendrave tregtare do të ju ndalohet veprimtaria.
Institucionet publike dhe private do të punojnë vetëm me stafin esencial. Taksitë do të lejohen të punojnë vetëm me një pasagjer, ndërkaq nëse janë anëtarë të familjes do të lejohen tre pasagjerë.
Në qytetet që janë në zonën e lartë të rrezíkshmërisë së përhapjes së koro navirusit do të ndalohen aktivitetet kulturore. Po ashtu, do të ndalohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, përveç garave të ligës kombëtare dhe ndeshjeve për kualifikime ndërkombëtare.
Puna do të ju ndalohet edhe fitneseve e pishinave të mbyllura.
Komunat në zonën e kuqe kanë qenë: Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtimja. Në zonën e gjelbër kanë qenë: Prizreni, Dragashi, Klina, Istogu, Malisheva etj. Në zonën e verdhë kanë qenë: Ferizaj, Kamenica, Skenderaj, Vushtrria, Mitrovica, Drenasi, Mitrovica e Veriut, etj. Këto të dhëna kanë ndryshuar dhe do të përditësohen pas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë.