Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Hagës, Jack Smith, në letrën e tij drejtuar Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, Nicola Guillou, letër e cila është e publikuar edhe në faqen zyrtare të Gjykatë Speciale, kishte renditur argumentet e tij se pse Hashim Thaçi duhet të a rrestohet dhe të dërgohet në parab urgim.
Smith fillimisht kishte shprehur frikën e tij se ish-presidenti i Kosovës mund të arratísej pasi ak takuza e pakonfirmuar ishte bërë publike. Sipas tij, një gjë e tillë do ta nxíste Thaçin të ikte.
Gjithashtu Smith në letrën e tij kishte pretenduar se Thaçi mund të kryejë edhe k rime të tjera dhe të pengojë procedurat e Speciales. Derisa ka parashikuar se akuzat e konfirmuara nga Dhomat e Specializuara mund të sjellin burgim të përjetshëm për ish-presidentin.
“Përderisa të dhëna të caktuara dhe të përgjithshme në lidhje me ak takuzën e dorëzuar dhe të pakonfirmuar janë publikuar, ndjenja nxi tëse e z.Thaçi për t’u arratísur, për t’i penguar pro cedurat dhe për të kryer k rime të mëtutjeshme do të rritet drastikisht posa ai të informohet për aktakuzën e konfirmuar dhe për hollësitë e ak uzave të konfirmuara, të cilat mund të sjellin dëním me bur gim të përjetshëm”, thuhet në dokumentin që Jack Smith ia ka dërguar gjyqtarit të Procedurës Paraprake.
Në këtë letër shihet insistimi i Kryeprokurorit të Speciales se Thaçi duhet të arr estohet dhe të dërgohet në parabu rgim./Express/