




Siç njofton departamenti shëndetësor i Cyrihut, të enjten pasdite në këtë kanton kanë qenë 221 persona në kujdesin spitalor.Numri i infeksioneve të reja në kantonin e Cyrihut ka arrítur një rekord të ri.
Në intervalin kohor nga e mërkura deri të enjten, në kantonin më të populluare të Zvicrës janë regjistruar plot 1278 infeksione me virusin corona, transmeton albinfo.ch lajmin e mediave zvicerane.




Katër persona kanë vdekur po nga corona gjatë 24 orëve të fundit.
Numri i njerëzve në trajtim spitalor ka vazhduar të rrítet gjatë ditëve të fundit, ashtu si dhe në gjithë Zvicrën.
Siç njofton departamenti shëndetësor i Cyrihut, të enjten pasdite në këtë kanton kanë qenë 221 persona në kujdesin spitalor. Kjo është 20 persona më shumë se një ditë më parë.




Numri i pacientëve të ventiluar është rrítur në 21, ose për katër persona më shumë se të mërkurën.
Që nga 1 korriku 2020 në këtë kanton 20.538 njerëz kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin, përcjell albinfo.ch. Gjithsej 169 njerëz kanë vde kur gjatë kësaj periudhe.