Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nuredin Lushtaku, është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, ka konfirmuar për Gazetën Express kryeprokurori i kësaj prokurorie Ismet Ujkani.
Gjatë ditës së djeshme, për p lagosjen e dy policëve në Skenderaj janë ndaluar edhe dy familjarë të Lushtakut, teksa prokuroria ka bërë kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve.
“Naj tre të dyshuarve është paraqitë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit dhe pritet me u mbajt seanca sot”, tha Ujkani për Gazetën Express.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka lëshuar vendim për ndalimin e Nuredin Lushtakut, por i njëjti nuk është hasur nga policia dhe ndodhej në kërkim nga kjo e fundit, por Nuredin Lushtaku u dorëzua sot në polici.
Kujtojmë se dje është intervistuar Nuredin Lushtaku, por mbrojtja e tij e kishte konfirmuar lirimin pas intervistimit.