



Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, do të ushtrojë postin e presidentes, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit. Kjo parashihet me Kushtetutën e Kosovës, neni 90 i Kushtetutës në dy pikat e para.




Ndërkohë pika e tretë e këtij neni precizon se posti i presidentit nuk mund të ushtrohet më gjatë se gjashtë muaj. Sipas Nenit 90 Vjoses i takon ushtruese e detyrës së presidentes.