LAJMI I FUNDIT/ Befason Shteti Evropian, Ja çfarë kanë realizuar


Sllovakia ka testuar pothuajse gjysmën e popullsisë të shtunën, pas rritjes së rasteve me Koronavirus në javët e fundit.

Ministri i Mbrojtjes, Jaroslav Nad’ deklaroi të dielën se 2.58 milionë sllovakë u testuan prej të cilëve 25,850 ose 1% rezultuan pozitivë.

Më shumë se 40,000 mjekë dhe ekipe të ushtrisë, policisë, punonjës administrativë monitoruan 5,000 qendra testimi.

Testimi ishte falas dhe vullnetar por qeveria u shpreh se do të merrte masa ndaj njerëzve që refuzonin të testoheshin duke i ndaluar të shkonin në punë..Kryeministri, Igor Matovic, kërkoi falje për ushtrimin e presionit mbi popullin, por tha se kërkesa ishte e justifikuar. “Kemi përgjegjësi ndaj atyre që janë më të dobët midis nesh, pacientëve të onkologjisë, të moshuarve, njerëzve me sëmundje të tjera”, deklaroi ai në një konferencë shtypi.

Rritja e numrit të rasteve pozitive në Sllovaki në javët e fundit ka ngritur shqetësimin se vendi mund të përballet me të njëjtin problem si Republika Çeke, e cila ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë në Europë.

Skema e testimit është kontestuar nga disa ekspertë, të cilët thanë se testet e antigjenit janë më pak të sakta sesa testet laboratorike PCR. Megjithatë, qeveria po planifikon një raund të dytë testimi fundjavën e ardhshme.

Sllovakia ka një popullsi prej 5.5 milionë banorësh dhe synon të testojë sa më shumë, përveç fëmijëve nën 10 vjeç./ Opinion.al