LAJMI I FUNDIT/ Gjermania merr Vendimin e ri, Ja çfarë ka Vendosur

Gjermania ka zgjatur pezullimin për udhëtimet me Britaninë e Madhe, duke dal kështu kundër rekomandimit të Komisioni Evropian. Shkak është bërë mutacioni i ri që ka pësuar virusi C OVID-19. “Nga 22 janar 2020 deri në 6 mars 2021, kompanitë e transportit janë të ndaluara të transportojnë udhëtarët në Gjermani”, thanë autoritetet.

Më herët të martën, Komisioni Evropian doli me një rekomandim që iu kërkonte vendeve anëtarë të hiqnin masat dhe të lejonin rifillimin e udhëtimeve të nevojshme me Britaninë. Por vendet e BE janë të lirë të vendosin vetë për rregullat në kufijtë e tyre dhe për këtë arsye mund të ndjekin politikat e tyre të sigurisë. Masat për ndalimin e udhëtimit të njerëzve drejt Britanisë janë marrë thuajse nga të gjitha shtetet europiane. Edhe Shqipëria ka njoftuar pak ditë më parë për ndalimin e udhëtimeve me Britaninë e Madhe./Opinion.al