LAJMI I FUNDIT: Ky është Vendi i parë në Europë që rikthehet në izolim


Europa po përballet me rritje të ndjeshme të numrit të rasteve të reja me COVID-19. Kjo ka bërë që shumë shtetet të rikthejnë disa nga masat kufizuese për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

Irlanda është vendi i parë në Europë që rikthehet në izolim por ku shkollat do të qëndrojnë të hapura.

Kryeministri irlandez Michael Msrtin, i ka kërkuar popullit, zyrtarisht, që të qëndrojë në shtëpi, por duke nënvijëzuar se dyert e shkollave do të qëndrojnë të hapura dhe në këto orare do të lejohet lëvizja.

Rregullat e reja, që do të hyjnë në fuqi për 6 javët në vijim, prej mesnatës së të mërkurës, përfshijnë mbylljen e çdo aktiviteti tregtar, jo të domosdoshëm, dhe limitojnë aktivitetin e bareve dhe restoranteve, duke lejuar që klienti ta marrë porosinë dhe të largohet, por jo të qëndrojë në ambientet e bareve.