Gjeneva do të jetë kantoni i parë zviceran që do të marrë mbështetje nga ushtria në valën e dytë të koronavirusit, kanë njoftuar zyrtarët zviceranë.
Por ata kanë paralajmëruar që pavarësisht shifrave pak më të ulëta të Coronës të premten, ende nuk ka ndonjë kthim në normalitet.
“Në Gjenevë numri i shtretërve të kujdesit intensiv është në mungesë dhe personeli është në kufijtë e tyre”
Kete e tha Anne Lévy, kreu i Zyrës Federale të Shëndetit Publik (FOPH) në konferencën e përjavshme të mediave të së premtes të zyrtarëve në Bernë.