Në vëmendje të pasagjereve që udhëtojne drejtë Gjermanisë me leje qëndrimi ose pashaportë
Pasagjerët të cilët kanë qëndruar në Shqipëri në dhjetë ditët e fundit duhet të regjistrohen para arritjes së tyre në Gjermani në: www.einreiseanmeldung.de dhe të kenë me vete dëshminë e regjistrimit gjatë hyrjes.
Vetëm viza e lëshuar nuk ju jep automatikisht të drejtën e hyrjes në Gjermani. Në parim është Policia Federale ajo që në momentin e arritjes tuaj në një aeroport gjerman ose në një kufi gjerman vendos se a do të lejojë hyrjen.