LAJMI I FUNDIT/ Sllovenia merr Vendimin për Kufirin, Prej Sot kushdo që hyn…


Prej sot karantina në slloveni është shkurtuar prej 14 në 10 ditë, ndërsa ka të bëjë për udhëtarët të cilët vijnë nga vendet me pasiguri të lartë, si dhe për personat të cilët ishin në kontakt me persona të infektuar, transmeton STA.

Ekipi ekspert mjekësor që e këshillon Qeverinë sllovene para disa ditëve propozoi që të ulet kohëzgjatja e karantinës së obligueshme prej 14 në 10 ditë.

Nëse testi rezulton negativ, ajo periudhë mund të shkurtohet në pesë ditë, por ende nuk është arritur marrëveshje e tillë që rekomandimi të miratohet në nivel të BE-së.