Lajmi që po “dridhë“ Ballkanin: Gazi për Evropën do të kalojë nga Shqiptarët

“Shqipëria mund të jetë porta e gazit natyror në tregun evropian”. Kështu shprehet drejtori i Përgjithshëm i “Excelerate”, Steven Kobos, në një intervistë për “Bloomberg”. Kompania amerikane e gazit natyror të lëngshëm ‘Excelerate Energy’ pritet të furnizojë termocentralet lundruese në Shqipëri.

“Është një projekt i mirë energjetik për Shqipërinë”, u shpreh fillimisht miliarderi i naftës. Referuar marrëveshjes për centralet lundruese, Kobos shpreson që ajo do të çojë në mundësinë për të ofruar gaz natyror dhe për të shitur gazin e lëngshëm në Evropë. “Excelerate” do të sigurojë anije që do të gjenerojnë energji elektrike dhe do të forcojnë rrjetin në Shqipëri. Evropa po kërkon të diversifikojë furnizimet me gaz natyror për të ulur varësinë energjetike nga Rusia pas pushtimit të Ukrainës.

Administrata Biden po planifikon të eksportojë 15 miliardë metra kub gaz shtesë në Evropë këtë vit. “Excelerate” grumbulloi 384 milionë dollarë në një ofertë publike fillestare gjatë 12 prillit.Një pjesë e të ardhurave planifikohet të përdoret për projektin e Vlorës”, shkruan Bloomberg në përmbyllje.Më 17 mars të vitit 2021, gjigandi amerikan “ExxonMobil”, i cili është kontraktori i “Excelerate Energy”, do të nënshkruante një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) me qeverinë shqiptare.Në të përfshihej edhe zhvillimi i një projekti të gazit natyror të lëngshëm në Portin e Vlorës