LAVDI: Ky është i riu që la Gjermaninë për t’u bërë dëshmor i Kosovës

H eroi i Kosovës Safet Boletini – k omandant Tigri, ishte figurë e rëndësishme i cili iu kundërvy një regjimi shtypës, si ushtar i dalluar dhe ndërgjegje e zgjuar kombëtare, ndërsa hoqi frymën e fundit duke belbëzuar fjalët ‘Rroftë Shqipëria etnike të cilën e deshëm aq shumë’.

Pas flijimit sublim të familjes Jashari në Prekaz, pas v rasjes së komandantit Adem Jashari dhe të tjerëve, Safeti, bashkë me disa shokë vendosën që të kthehen në Kosovë, dihet, për të vazhduar l uftën, për t’i treguar e dëshmuar botës se, me vrasjen e k omandantit Adem Jashari, nuk ishte v rarë sh pirti ç lirimtar e idealet e lirisë. Për këtë Safeti u inkuadrua si ushtar i uniformuar në Brigadën 141 “Mehë Uka” në Shalë të Bajgorës.

Safet Boletini, arriti të përgatisë profesionalisht e taktikisht njësitin e tij s pecial “T igrat”. Kjo përgatitje e mirë u dëshmua në fillimet e luftimeve që bëri ky njësit në brezin kufitar, mu në Pashtrik. Njësiti që e udhëhiqte Safet Boletini, l uftonte në kuadër të Batalionit II që e drejtonte Fazli Berisha, drejtues taktik nr. 2 të o peracionit “Shigjeta” në zonën e Pashtrikut që e drejtonte Kemajl Shaqiri.

“Më 31 maj 1999, rreth orës tetë, a rmiku, duke parë rr ezikun e madh që po i k anosej, përdori gjithë arsenalin luftarak më modern kundër l uftëtarëve të lirisë.

Safeti, me l uftëtarët e njësitit të tij, si gjithmonë, ishin të gatshëm për t’u ballafaquar me f orcat e a rmikut. Ai me bashkëluftëtarët e tij, si gjithherë, u gjend në vijën e parë të f rontit. Ata ishin futur në thellësi të f orcave të a rmikut, përcjell jepi zë. Duke mos mundur që të zbulojë veprimtarinë e njësitit të “T igrave”, a rmiku vendosi të përdorë a rtilerinë e r ëndë. Kështu, vuri në sh ënjestër zonën ku vepronte nj ësiti.

Në një l uftë të pabarabartë për jetë a v dekje, atë ditë ranë h eroikisht Safet Boletini dhe bashkëluftëtari i tij, Ejup Kasumi nga fshati Strofc i komunës së Vushtrrisë, ndërsa u p lagos një tjetër.