Publicisti dhe njohësi i ҫështjeve politike, Idriz Zeqiraj duke folur për mënyrën e të zgjedhurit të Presidentëve në Kosovë ndër vite, përmend një porosi të Presidentit historik, Ibrahim Rugova për partinë që e themeloi vetë, LDK-në.
Zeqiraj thotë se Presidenti Rugova kishtë kërkuar që ‘Hashimi të mos ngritet në pozitë, sepse është i dëmshëm për Kosovën’.
Në këtë rast, publicisti Zeqiraj thotë se me një marrëveshje, LDK-ja kishte shkelur amanetin e Presidentit Rugova.
“Pazaret partiake në zgjedhjen e presidentit, duhet përjashtuar me ligj. “Zgjedhja” e Hashim Thaçit president, ka qenë zgjedhje banditeske, në mes dy personave: Isa-Hashim! “Unë kryeminstër sot, ti president nesër!” E tëra kjo, pa përfillur as subjektet e tyre politike dhe, aq më pak, popullin e Kosovës. Me këtë rast, LDK-ja shkeli porosinë-amanet të Dr. Rugovës, që “Hashimi të mos lejohet të ngritet në pozitë, sepse është i dëmshëm për Kosovën!” Rugova kishte informacion për lidhjet e Hashimit, me shërbimin informativ francez, që e ndërlidhte me BIA serbe”, thotë ai.