Mesidtën e sotme është mbajtur një marshim në Tiranë në mbështetje të Ukrainës, ku morën pjesë shumë qytetarë, kryetari i bashkisë Tiranë, ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim, shoqëria civile etj.
Manifestimi i Tiranës në mbështetje të popullit të Ukrainës ka bërë që legjenda e boksit, Vitali Klitchko të nisë një videomesazh falënderimi për shqiptarët
Kryetari i bashkisë në Kiev falënderon Tiranën dhë gjithë shqiptarët që po e mbështesin, Ukrainën e cila prej javësh po përballet me a gresionin rus dhe po kalon momentet e saj më të vështira në histori.
Klitschko ka falënderuar Shqipërinë për strehimin e refugjatëve. Mesazhi i plotë i Klitschkos: Të dashur qytetarë të Shqipërisë! E dashur Tiranë! I dashur miku dhe kolegu im, Erion!
Së pari, dua t’ju falënderoj për strehimin e refugjatëve nga Ukraina, sidomos të fëmijëve tanë. E çmojmë shumë mbështetjen tuaj politike dhe ndërkombëtare. Ndihma juaj është shumë e rëndësishme për ne në këto çaste kritike.